Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në gjithsej 11 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre prej tyre është shkaktuar dëm material.
SPB Shkup në buletinin e sotëm informon se janë sanksionuar nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 15 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin motorik para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy shoferë nën ndikimin e alkoolit. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe 25 shoferë të cilët kanë folur në telefon celular derisa e kanë drejtuar automjetin dhe tetë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë.
Policia e komunikacionit ka gjobitur 85 persona për parkim jo të drejtë, ndërsa nga automjeti i posaçëm “karotrrec” janë larguar 70 automjete./MIA
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit