Një tjetër shqiptar rrëfen si i shpëtoi tërmetit të tmerrshëm në Greqi (FOTO & VIDEO)

19:39 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Nikos Kasemaj nga Elbasani ka përjetuar një tmerr të vërtetë mesnatën e kaluar kur një tërmet i fuqishëm goditi Mesdheun.

Nikos ndodhej në lokalin e tij në ishun grek Kos kur nisën lëkundjet shkatërrimtare. Bashkë me të ishin edhe disa turistë.

Në pamjet filmike duken sekuencat se si lëkunden objektet brenda lokalit dhe turistët që dalin me vrap. Bashkë me ata edhe Niko ka lënë banakun.

Fatmirësisht Niko ka shpëtuar pa dëmtime. Por lokali gati është rrafshuar.

“Ishte një tronditje e tmerrshme me një zhurmë që të kallte datën. Toka lëkundej sikur të ishte djepe. Bashkë me disa turistë mezi dolëm nga lokali. Shpëtuam për mrekulli. Por lokali u bë copë e thërrime. Një gjë aq të frikshme nuk kam parë në jetën time. Pastaj erdhën dallgët e fuqishme që përmbytën gjithçka. Tani jemi të rrënuar dhe nuk di nëëse do të na ndihmojë shteti grek. infoelbasani.al

 

https://dailymotion.com/video/x5ucvw4

by

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme