Një tetovare raportoi policinë gjoja se kanë dashur ta martojnë me forcë

20:31 | 25 Dhjetor 2019
L G

Një 19 vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se është kidnapuar dhe mbajtur katër muaj, respektivisht nga 25 gushti e deri në ditën e raportimit në polici.

Sipas saj, tezja dhe një kushëri e kanë keqtrajtuar fizikisht në dy lokalitete në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka deklaruar se që të dy kanë dashur që ta martojë me forcë edhe pse ajo ka patur një të dashur.

Pas konsultimeve me prokurorin publik, vajza, përmes Qendrës së çështjeve sociale – Tetovë, ka marrë kujdesin e duhur dhe janë marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme