Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.
Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier dridhje të tokës në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
EMCS-ja tha se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në verilindje të Bileças në Bosnje dhe 80 kilometra në juglindje të Mostarit.
Zona përreth komunës së Nikshiqit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet prej 4.3 ballësh./Radio Evropa e Lirë/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...