Nga Drejtoria policore e Malit të Zi theksuan se A.G në profilin e një rrjeti social publikoi se në Mal të Zi janë të sëmurë rreth pesë mijë persona nga koronavirusi dhe se gjashtë kanë vdekur, ndërsa Malin e Zi e pret skenari si në Itali
Nga raporti i fundit dje në ora 18:00 deri sot në ora 15:00 pasdite janë testuar mostra të 61 personave, 27 prej të cilëve janë pozitivë dhe 34 negativë ndaj koronavirusit të ri
Policia malazeze ka arrestuar personin A.G (35) nga Rusia për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale përhapje të panikut dhe rrëmujës lidhur me koronavirusin.
Nga Drejtoria policore e Malit të Zi theksuan se A.G në profilin e një rrjeti social publikoi se në Mal të Zi janë të sëmurë rreth pesë mijë persona nga koronavisuri dhe se gjashtë kanë vdekur, ndërsa Malin e Zi e pret skenari si në Itali.
“Ajo në postimin theksoi se stafi i Hotelit Avala është i infektuar me koronavirus dhe se janë shtruar në spital. Policia e lokalizoi dhe arrestoi A.G. me dyshimin se ka kryer vepër penale të përhapjes së panikut dhe rrëmujës dhe do të dorëzohet në prokurorin kompetent në Kotor”, konfirmohet nga policia./AA
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...