Një shtetas i Maqedonisë ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni në të cilin një person ka humbur jetën, ndërsa katër janë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Tuman të Krujës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti ka ndodhur mes një furgoni të ngarkuar me produkte ushqimore, në të cilin ka pasur dy persona, dhe veturës BMW në të cilën kanë udhëtuar një familje shqiptare nga Maqedonia. Në përplasjen direkte, vozitësi i furgonit, Z.T (38), ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.
Të lënduar janë edhe udhëtarët e automobilit të cilin e ka vozitur shtetasi i Maqedonisë V.M. (41), dy fëmijët e tij (9 dhe 12), dhe nëna e tij F.M. (63), por të gjithë janë rrezikut të jetës.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...