Njëzet e shtatëvjeçari G.B. nga Shkupi dje është lënduar rëndë me plagë në gjurin e djathtë dhe ka më shumë lëndime nëpër trup pas një zënke me dy persona të panjohur në rr. “Fushtanska” në Shkup. G.B. është qëlluat me pistoletë dhe është në rrezik për jetën.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje rreth orës 14 në KUI Shkup është denoncuar se dy persona të panjohur me dy automjete kanë ardhur në rr. “Fushtanska” dhe kanë filluar debat me G.B. (27), me ç’rast njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj G.B., duke i shkaktuar plagë në gjurin e djathtë dhe më shumë lëndime në trup.
Pas ngjarjes personi i cili ka shtënë e ka braktisur vendin e ngjarjes me automjet. I lënduari është transferuar dhe është mbajtur për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën. Janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e plotë të rastit.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...