Anëtarë të Qeverisë kanë pasur kontakt me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për coronavirus, pasi që më herët ka pasur kontakt me një person të infektuar.
Këtë e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me sektorin hotelerik, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Natyrisht që kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që zgjat 14 ditë. Rezultatet ende nuk duhen. Nëse duhet të testohemi e kemi ministrin e Shëndetësisë i cili duhet të na thotë”, tha Angellovska.
Ajo shtoi se gjatë mbledhjeve në Qeveri mbahet distanca prej dy metrave dhe mbahen maska dhe se respektohen të gjitha rekomandimet
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...