Një pjesë e bulevardit “Ilinden” nesër mbyllet për komunikacion

19:19 | 30 Mars 2019
Arbresh.info

Për shkak të mbajtjes së Garës atletike tradicionale të grave, në organizim të Lidhjes së Sporteve në Shkup, nesër prej orës 9:30 deri në orën 11:00 do të mbyllet për komunikacion bulevardi “Ilinden” në Shkup, nga Shatërvani – në Parkun e Qytetit deri tek udhëkryqi me bulevardin “8 Shtatori”.

Siç informoi MPB, komunikacioni do të riorientohet nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, rrugën “Orce Nikollov” dhe bulevardin “8 Shtatori”./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme