Google ADS

Një person nga Tetova akuzohet për 26 vjedhje

13:46 | 16 Gusht 2019
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka përfunduar dokumentimin e gjithsej 26 vjedhjeve, për të cilat akuzohet 38-vjeçari J.C nga Tetova.

MPB njofton është përgatitur dhe se së shpejti do të paraqitet padi penale për të dyshuarin.

“Departamenti i Brendshëm i Tetovës ka zbardhur dhe dokumentuar plotësisht 18 grabitje të rënda, 8 grabitje dhe 1 përpjekje për grabitje të rëndë. Për grabitjet dyshohet 38-vjeçari J.C nga Tetova, kundër të cilit janë ngritur kallëzime penale dhe së shpejti do të dorëzohen. J.C. dyshohet se në muajin qershor, korrik dhe gusht të këtij viti në Tetovë ka grabitur automjete, dyqane, objekte biznesi dhe objekte të tjera, në shumicën prej tyre janë grabitur para, pajisje muzikore, kompjuterë dhe objekte të tjera, prej të cilave ka përfituar në mëyrë të palëigjshme rreth 525 mijë denarë. Shumica e sendeve të grabitura janë gjetur dhe tashmë janë kthyer tek pronarët e tyre, pra tek të dëmtuarit”, thonë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme