Google ADS

Një parti rome do ta përkrahë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor

11:39 | 28 Prill 2019
Arbresh.info

Partia për prosperitet demokratik të Romëve (PPDR) ka vendosur që në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti të mbështesë Stevo Pendarovskin.

Këtë e paralajmëroi Aksel Ahmedovski, kryetar i PPDR-së, përmes një konference shtypi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, deri te ky vendim ka ardhur pas takimit me nënkryetarin e LSDM-së, Oliver Spasovski, por edhe pas konsultimeve me degët komunale të partisë në fjalë.

Me këtë rast, Ahmedovski u bëri thirrje përkrahësve të tij, anëtarësisë dhe të gjithë romëve që ta votojnë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme