Partia “Maqedonia e vetme” përmes një njoftimi shprehet e shqetësuar nga njoftimi i Ambasadës së Ukrainës në Shkup ku kërkohet që shtetas të Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë kundër, siç thonë ata, operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
“Një njoftim i tillë që thirret në Dekretin e presidentit të Ukrainës edhe njëherë dëshmon papjekurinë e Zelenskit i cili ka një humorist u zgjodh president. Me aktivitete të tilla, Ambasada e Ukrainës vepron në mënyrë që nuk i përgjigjet statusit të një përfaqësie diplomatike në shtet të huaj dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkelet e drejta diplomatike ndërkombëtare”, thonë nga kjo parti.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë të veprojë sipas Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe ta shpallë ambasadoren e Ukrainës në Shkupi si persona non grata.
“Republika e Maqedonisë ka të drejtë ndërkombëtare të pranuar, të drejtën që të shpall një personalitet të caktuar si të padëshiruar për shkak të mbrojtjes së interesave nacionale. Interesi nacional i Maqedonisë nuk është që Maqedoni dhe shtetasit e saj të luftojnë dhe vdesin në Ukrainë për interesa të huaja”, thonë nga kjo parti maqedonase e cila është e orientuar kah Rusia./Telegrafi/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag