Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.370 testime dhe janë regjistruar 21 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 6 janë në Kërçovë, me nga 4 në Tetovë dhe Shkup, Prilep 2 dhe nga 1 rast në Manastir, Kumanovë, Dibër, Ohër dhe Veles.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 7 pacientë prej të cilëve 4 janë nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe 1 nga Strumica. Po ashtu ka humbur jetën edhe një pacient 72 vjeçar nga Kumanova.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 155.528 pacientë me coroanvirs, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 149.619 dhe numri i të vdekurve është 5.471. Momentalisht në Maqedoni ka 438 raste aktive./Telegrafi/
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...