Një grup hakerësh nga Maqedonia marrin përsipër sulmin kibernetikë në Ministrinë e Shëndetësisë

17:09 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Grupi hakerëve nga Maqedonia “AnonOpsMKD” përmes rrjetit social “Twitter” është mburrur se kanë hakuar faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Hakerët në “Twitter” dërguan mesazhe për opinionin.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se faqja e tyre në internet është hakuar. Prandaj, nga atje thonë se as postat elektronike zyrtare të të punësuarve në institucion nuk funksionojnë.

Ata u mburren se qëllimi i tyre ishte, siç thonë, “Ministria e Vdekjes”.

Kishte gjithashtu një sulm të hakerave ditën e zgjedhjeve, kur u bllokua faqja e internetit të KSHZ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme