Policia gjermane është ende në kërkim të shtetasit nga Kosova që pak ditë më parë vrau me thikë një shtetas serb 37 vjeçar, pronar i një lokali në Vjenë.
Shkak për ngjarjen thuhet të ketë qenë një kompliment që 37-vjeçari i kishte bërë gruas që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: “çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.
Por kjo thirrje e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.
37-vjeçari serb dhe shoqëruesi i tij 28-vjeçar kishte dalë matanë dhe ia kishte kthyer sharjet, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka lënduar me të fillimisht 28-vjeçarin e pastaj kishte goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37-vjeçarin. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...