Numri i makinave në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme, por megjithatë një e treta e familjeve në Maqedoni nuk posedojnë makinë në vitin 2017, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, transmeton MIA.
Sipas raportit të ESHS për furnizim të familjeve me të mira të qëndrueshme të konsumimit në periudhën 2015-2017, makina kanë pasur 59,6 për qind e familjeve.
Në Maqedoni numri i makinave është në rritje të vazhdueshme edhe nga 383.833 në vitin 2015 ka arritur gjithsej 403.316 makina të regjistruara në vitin 2017, tregojnë të dhënat nga MAKStat.
Në periudhën 2015-2017, përqindja e familjeve të cilat posedojnë makina, gjithashtu është në rritje. Nga 56,5 për qind në vitin 2015 dhe 59,4 në vitin 2016 dhe 59,6 për qind në vitin 2017.
Numri i makinave të reja gjegjësisht shikuar në regjistrimin e parë po ulet, ashtu që në vitin 2017 numri i makinave me regjistrim të parë është 26.609 automjete, që krahasuar me me vitin 2016 është ulje për rreth katër mijë, kur janë regjistruar 30.423 makina të reja.
Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë për kreditim në Maqedoni në korrik të këtij viti tregojnë vazhdimin e trendit në rënie te kreditë për makina. Në nivel mujor janë aprovuar për 0,9 për qind më pak kredi për makina, ndërsa në nivel vjetor për 10,8 për qind.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...