Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi që pati me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson ka folur për dialogun me Kosovën.
“Një bisedë e mirë me komisioneren e BE-së Ilva Johansson për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, çështjet e migrimit të paligjshëm, harmonizimin e regjimit të vizave, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme”.
“Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para së gjithash është e nevojshme të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe të zbatohen të gjitha obligimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani pa vonesa të mëtejshme”, shkroi ai në Instagram ku edhe dha detaje për takimin, transmeton Klankosova.tv.
Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në “në masën që nuk do të rrezikojmë interesat tona jetike kombëtare, politike dhe ekonomike”, shkroi ai në Instagram.
Komentet e tij erdhën një ditë para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.
Takimi i fundit Kurti-Vuçiq ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar.
Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist