Hotelierët e Ohrit nuk heqin dorë nga synimi për ta paditur ndërmarrjen shtetërore ELEM sepse niveli i liqenit mbetet mjaft i lartë dhe shkakton frikë.
Ata nuk mbajnë mend që dikur niveli i liqenit në qershor të ketë qenë kaq i lartë pasi për momentin është 13 centimetra mbi maksimumin.
“Një ekip avokatësh punon për mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar se cila pjesë e ligjit është shkelur dhe në çfarë mase. Dëmi mund të jetë i padukshëm, por ndjehet. Kërkesë për dëmshpërblim dhe kërkesë e përgjegjësisë nga personat që kanë qenë përgjegjës që të mbajnë llogari për këtë situatë”, thotë Dimitar Zarçev, hotelier.
Por, nga kompania shtetërore ELEM theksojnë se përpiqen që nivelin e Liqenit ta mbajnë në nivel optimal, pa dëmtuar askënd në Strugë dhe Ohër. Prej atje i mohojnë pretendimet se liqeni përdoret si një grumbullim për prodhimin e energjisë elektrike dhe shitjen e saj.
“Në liqenin e Ohrit nuk ka digë. Nëse konsiderohet derdhja nga Liqeni i Ohrit në lumin Drin atëherë ajo digë është minimale. Liqeni i Ohrit nuk mund të përdoret si një akumulim, vetëm mund të bëjmë përdorim optimal të ujit nga liqeni i Ohrit. Më pas duke mbajtur diversitetin normal në derdhjen e Drinit, duke e përdorur ujë në mënyrë optimale për kapacitet tona të prodhimit “, deklaroi Dragan Minovski, drejtori i ELEM-it.
Nga ELEM, përsëri sigurojnë se deri në fund të qershorit Liqeni i Ohrit do të kthehet në gjendjen e tij normale, domethënë që do të ulet në një nivel prej 693.75 metra mbi nivelin e detit. Për vitin e ardhshëm është parashikuar të ndërtohet një sistem modern dixhital për derdhjen e Drinit të Zi. Në këtë mënyrë do të ndryshohet mënyra ekzistuese primitive e rregullimit me dërrasa, që sipas ekologëve nuk ka qenë e pasaktë. Grupe punuese nga Maqedonia dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu për një marrëveshje të re bilaterale që do të specifikojë menaxhimin e ardhshëm të liqenit./alsat-m
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...