Google ADS

Niveli i Liqenit të Ohrit nëntë centimetra mbi minimumin e lejuar

13:27 | 26 Mars 2017
Arbresh.info

Niveli i Liqenit të Ohrit është nëntë centimetra mbi minimumin e lejuar, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperatura e ujit e matur në orën 7:30 në liqenet natyrore është 12,4 gradë në Liqenin e Dojranit, 10 gradë në Liqenin e Ohrit dhe 8,5 gradë në Liqenin e Prespës.

Sipas gjendjes hidrometeorologjike javore, niveli i ujit të lumenjve Vardar afër Jegunocit, afër Shkupit, afër Velesit dhe afër Demir Kapisë, Treska afër Makedonski Brodit, Pçinja afër Banjës së Katllanovës, Kriva Reka afër Kriva Pallankës, Bregallnica afër Shtipit, Strumica afër Sushevës, Cërna Reka afër Novacit dhe Sateska afër Botunit, janë nën mesataren për muajin mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mënyrë drastike më i ulët është niveli i Drinit të Zi afër Llozhanit, lëvizë midis 36 dhe 40 centimetra përkundër mesatares së marsit prej 127 centimetra dhe të Vardarit afër Jegunocit, ku lëvizë midis 48 dhe 54 centimetra përkundër mesatares së marsit nga 103 centimetra tregojnë të dhënat për nivelet e ujit të matura mëngjesin e sotëm në orën 7:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme