Propozimi i artikuluar nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç për një bashkim doganor të Ballkanit mbështetet edhe nga Tirana zyrtare, e cila madje duket se qëndron në pararojë të këtij projekti.
“Është një ide e hedhur edhe nga kryeministri Rama në kuadrin e lehtësimit të tregtisë në Ballkanin perëndimor. Është një iniciativë, që nëse do të ndodhë do të favorizojë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, deklaron ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Unioni doganor nënkupton që të gjitha vendet e Ballkanit të funksionojnë si një bllok i vetëm ekonomik, duke u shndërruar në një treg të vetëm.
“Të katra liritë ekonomike që lidhen me tregjet, kapitalet, njerëzit dhe investimet, janë të rëndësishme të lëvizin pa barriera në këtë zonë”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.
Veç politikës, kjo është një ide që mbështet edhe nga ekspertët. Por Ilir Ciko paralajmëron se realizimi i këtij projekti është i vështirë për një sërë arsyesh, duke filluar që nga njësimi i taksave doganore në çdo vend.
“Unifikimi i këtyre tarifave doganore për tregtinë me jashtë, që është një nga kushtet themelore të bashkimit doganor, është një sfidë tepër e rëndësishme që kërkon mjaft punë dhe negociata për të arritur në një optimum që mund të jetë i pranueshëm për të gjitha vendet”, thotë Ciko.
Por sfida më e madhe e bashkimit doganor mbetet politike.
“Krijimi i një bashkimi doganor duhet të ketë parasysh ekzistencën dhe funksionimin e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Kjo është një sfidë që jo vetëm Serbia por edhe vende të tjera të rajonit duhet ta marrin parasysh për të ecur në këtë nivel më të lartë të integrimit”, nënvizon Ciko. /TCH
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu