Kryetari i Kuvendit akoma nuk është prononcuar për kërkesën e 35 deputetëve të LSDM-së, Aleancës për Shqiptarët, Besës, Alternativës dhe deputetëve të pavarur për thirrjen e seancën së Kuvendit.
Ndërkohë pas kërkesës së kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh mbi çështjen e kthimit të Kuvendit, presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA-n ka njoftuar se takimin do ta thërras në gjysmën e parë të muajit maj.
Takim liderësh për këtë çështje kërkoi edhe BDI e cila nuk mbështet nismën e partnerit të koalicionit për kthimin e Kuvendit në funksion.
Nga Kabineti i presidentit thonë se në takim do të diskutohet edhe për zhvillimet politike në vend dhe kushtet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kundër këtij diskutimi është LSDM-ja nga ku thonë se në atë takim nuk duhet biseduar për zgjedhje.
“Ne mendojmë se assesi nuk duhet folur për zgjedhje. Ka kohë për to. Do të flasim kur të vij koha. Fokusi jonë është shëndetit qytetarëve dhe masat ekonomike, të ruajmë sa më shumë vende punë dhe bashkërisht ta kalojmë këtë krizë shëndetësore- deklaroi Kosta Petrov, Nënkryetar i LSDM-së.
Kryetari i Kuvendit tashmë disa ditë po mban peng kërkesën e deputetëve të LSDM-së për kthimin e Kuvendit në funksion. OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja janë deklaruar kundër thirrjes së seancës. Presidenti Pendarovski kërkon kthimin e ligjvënësit me qëllim miratimin e dy vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme. LSDM-ja thonë se pas kërkesës për seancë të Kuvendit nuk fshihet tendenca për kthimin e Qeverisë politike./alsat
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...