Nisma për bashkim dhe angazhim të Romëve (NBAR) ka shpalosur sot qëllimet dhe interesat strategjike të romëve në Maqedoni.
Ata synojnë një shoqëri të barabartë shumëkulturore dhe juridike të qytetarëve të barabartë dhe bashkësive të barabarta në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë.
Gjithashtu, interes i tyre është edhe ndërlidhja rajonale, integrimi, promovimi dhe përfaqësimi i një modeli politik për integrimin e romëve në Maqedoni, si shembull i rajonit në aspekt të plotësimit të obligimeve dhe standardeve në rrugën drejt BE-së, përfshi bashkëpunimin dhe përgjegjësinë më të madhe në realizimin e obligimeve të përbashkëta dhe aktiviteteve gjatë plotësimit të standardeve evropiane për integrim të romëve në Maqedoni.
NBAR-ja udhëhiqet nga tre shoqata qytetare, “Romaversitas”, “Romalitiko” dhe “Romanoavazi”./Telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...