Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të kryetarëve të komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis të martën për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave.
Ashtu siç ishte paralajmëruar presidenti shqiptar në mesditë u gjet në mesin e shqiptarëve në sheshin “Skënderbe” në Bujanoc, i cili i prit nga homologu i tij shqiptar Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit.
Presidenti Nishani në shoqërim me këshilltarin e tij të lartë Fleamur Gashin agjendën e tyre të vizitës njëditore në Luginën e Preshevës e ka nisur nga takimi me nikoqirin Shaip Kamberi me të cilin ka biseduar për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc si dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
Në takim me presidentin shqiptar, pos Kamberit, mori pjesë edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit , Fatmir Hasni deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë etj.
Mbi 300 gazetarë shqiptarë, serbë dhe botërorë, bashkë me 300 forca policore me uniformë e pa uniformë dhe snajperistë po ndjekin vizitën e presidentit shqiptar.
Gjatë qëndrimit në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, Kreu i Shtetit më pastaj do të zhvillojë takime të veçanta me drejtuesit të këtyre komunave, do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...