Nishani dekreton 25 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve

14:13 | 21 Maj 2017
Arbresh.info
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar maksimalisht marrëveshjen Rama-Basha si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.
Kreu i shtetit, në një deklaratë për shtyp, gjithashtu shpreh mirënjohjen edhe për kontributin e miqve europianë dhe amerikanë të Shqipërisë.

Bazuar në kërkesën e mazhorancës dhe opozitës për caktimin e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti ka vendosur që të ndryshohet data për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në 25 qershor 2017.

Gjithashtu, e njëjta datë është dekretuar edhe për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë. /TopChannel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme