Google ADS

Nis takimi i Kretës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë

11:24 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në ishullin e Kretës ka nisur takimi i dy ministrave të Jashtëm, atij të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Greqisë, Nikos Kotzias bisedime që synojnë të zgjidhin problemet më të mëdha mes dy vendeve.
Deri pasditen e së shtunës, takimi me miratimin e palëve do të përpqiet të zhvillohet larg vëmendjes mediatike.

Megjithatë, Top Channel ka siguruar programin e tij, ku renditen problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Në listën e miratuar prej dy Ministrive të Jashtme renditen probleme teknike, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve, siç është pulla apostile, çështja e patentave, apo teksteve shkollore.

Do të diskutohet për një marrëvshje të re për çështjen e detit, çështjen e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, traktatin e ri të miqësisë mes dy vendeve, por edhe probleme të bartura historike, siç janë ligji i luftës apo problemet e pronave në të dy anët e kufirit.

Ndërkohë që nuk ka njoftim nëse palët do të diskutojnë për temat e ashtuquajtura tabu për palët, sic është çështja çame apo kërkesa greke për zgjerimin e zonave minoritare në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme