Pas më shumë se një dekadë, 1349 administratorët që kanë marrë rroga duke ndenjur në shtëpi, shumica e të cilëve shqiptar, do të kenë vend të punës.
Ata do të shpërndahen në 237 Institucione të pushtetit qendror dhe lokal. Më shumë administratorë do të përfundojnë në MPB, apo 143 persona, 92 në DAP, 74 tek Avokati i Shtetit, 25 në Spitalin e Tetovës, 29 në Agjencinë e Kadastrës, 21 në Ministrinë e Bujqësisë.
“Transferi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vendin e punës, në nivel të njëjtë, përkatësisht në vendin e punës për të cilin i punësuari i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin e sistematizimit të vendeve të punës në institucionin në të cilin transferohet”-tha Artan Grubi, zv/kryeministër.
Me këtë vendim, administratorët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punë. Institucionet që do të pranojnë këto nëpunës, obligohen që atyre tu organizojnë trajnime për përmirësimin e aftësive dhe njohurive./alsat
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit