Periudha e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës do të hapë çështje siç është puna e Komitetit për librat dhe përdorimi komercial i emrit ‘Maqedoni’”, thotë ndërmjetësuesi i OKB-së në kontestin për emrin, ambasadori Matthew Nimetz.
“Njëra prej punëve të cilat krijojnë shqetësim është irredentizmi dhe demonizimi i fqinjit. Vetvetiu ndryshimi i emrit kërkon shumë kohë. Çdo pasaportë, patentë shoferi, diploma universitare, certifikata e kurorëzimit, tabelat e institucioneve duhet të ndryshohen. Për këtë është e nevojshme kohë, njëjtë siç ishte e nevojshme kohë edhe për marrëdhëniet midis popujve të dy vendeve. Ekzistojnë çështje edhe në pjesën e përdorimit komercial të emrit ‘Maqedoni’”, ka deklaruar Nimetz në takim me gazetarët në selinë e OKB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u përqendruar në angazhimin e tij shumëvjeçar për tejkalimin e kontestit i cili konsiderohet si stazhi më i gjatë në përgjithësi në emërimin e ndërmjetësuesit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Nimetz thotë se është i kënaqur nga suksesi i negociatave midis Athinës dhe Shkupit.
“Njerëzit shpesh kanë thoshin sa punë e bezdisshme, të kalojnë 25 vite punojnë në një fjalë, një emër. Pse qytetarët nuk ulen dhe nuk dakordohen. për emrin për çka janë të nevojshme pesë minuta. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për emrin, i cili është vetëm kulmi i ajsbergut që është e dukshme, bëhet fjalë për çështje të ndjenjës për identitet në dy vendet. Çështja kishte aspekte historike dhe emocionale dhe ende ka”, sqaron Nimic.
Ai kujtoi edhe kohën e negociatave të tij me dy ministrat e punëve të jashtme, Dimitrov dhe Kotzias, kryesisht të zhvilluara në Vjenë, të cilat rezultuan me marrëveshjen që mbulon tërë serinë e çështjeve dhe sferave.
“Shpresoj se kjo do të çojë deri në marrëdhënie të mira midis dy vendeve dhe deri në rajon më të sigurt. Greqia e tërhoqi kundërshtimin e tij në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO. Kjo është zgjidhja dhe me këtë projekti im ka përfunduar”, tha Nimetz.
I pyetur si ka arritur të qëndrojë ndërmjetësues në këtë kontest aq gjatë, Nimetz sqaron se kjo ka të bëjë me besimin ndaj tij nga dy palët negociatore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...