“Marrëveshja e Prespës është shumë hap i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe për marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz pas takimi në New York me shefin alternative të diplomacisë greke, Georgios Katrougalos.
“Shihet qartë se procesi politik në të dy shtet përparon, dhe unë si përfaqësues i Kombeve të Bashkuara mbes në gatishmëri të ndihmoj. Nëse dy palëve u nevojitet ndihma ime, Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë”, tha Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katrougalos theksoi se në takimin me Nimetz ka përsëritur “përkushtimin e Greqisë në përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës, me parakusht që nënkupton, që ky përkushtim është edhe nga pala tjetër”.
“Biseduam për zhvillimin dhe për probleme të caktuara që u krijuan gjatë periudhës së kaluar dhe e falënderova për kontributin e rëndësishëm që ka bërë deri tani, shpresoj që më në fund, të zgjidhet kjo çështje”, tha Katrougalos.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...