Google ADS

Nimetz arrinë në Shkup, do të takohet me Ivanovin, Zaevin, Ahmetin, Mickoskin dhe Dimitrovin

12:05 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

I dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz ka arritur në Shkup, ku pritet të diskutojë me krerët e shtetit për bisedimet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Është paraparë që Nimetz të takohet me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, atë të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, si edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Deklarata për mediat do të jepen pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme