Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, ku në Shkup do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq.
Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, pritet që bisedimet të mbulojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, si dhe situatën në Ukrainë pas pushtimit rus.
Sipas rendit të ditës, pas takimit me Osmanin pasdite do të pasojnë deklarata për media.
Kjo është vizita e tretë e Dendias në Maqedoninë e Veriut, e para ishte në nëntor 2019, e dyta në gusht të vitit të kaluar.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida