Zëvendëskryeministri i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, sot në koordinim të rregullt me shtatë institucionet kompetente për luftën kundër korrupsionit prezantoi nivelin e zbatimit të masave nga “Plani Antikorrupsion” dhe aktivitetet e ardhshme të cilat institucionet duhet të marrin përsipër në përputhje me përgjegjësitë e Planit.
Siç thonë nga kabineti i Nikollovskit, në mbledhje u arrit në përfundimin se zbatimi i Planit Antikorrupsion është në fazë të përparuar, por gjithashtu se nevojiten masa shtesë në luftën kundër korrupsionit.
“Zv.kryeministri Nikollovski theksoi se sa i përket dixhitalizimit të proceseve, të gjitha institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, tashmë janë të lidhura me platformën e ndërveprimit dhe fillojnë shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave përmes kësaj platforme. Në fazën tjetër, këto institucione do të lidhen me Regjistrin Qendror të Popullsisë, në mënyrë që të sigurojnë procedura të shpejta dhe efikase”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska, drejtori i Administratës Doganore Goran Sugareski, drejtori i Zyrës së Inteligjencës Financiare Blazo Trendafilov, drejtori i Zyrës së Policisë Financiare Arafat Muaremi, kryetarja e Këshillit të Inspektimit Magdalena Filipovska-Gravskov nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...