Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut, Ljupço Nikollovski të martën do të takohet me homologun e tij serb, ministrin e Bujqësisë Branisllav Nedimoviq. Nga takimi në Beograd, Nikollovski pret edhe një konfirmim se Serbia do t’i dorëzojë vendit sasitë e nevojshme të misrit dhe grurit.
Siç tha Nikollovski në “TV Telma”, deri në korrjen e sivjetshme do të nevojitetn edhe 50.000 tonë grurë.
“Të martën jemi në takim në Beograd me ministrin serb të Bujqësisë. Shpresoj se do të biem dakord për dinamikën e dërgesave të sasive të nevojshme të grurit. Besoj se përkrahja dhe solidariteti i palës serbe do të konfirmohet për herë të dytë. Presidenti Vuçiq konfirmoi, dhe unë bisedova me ministrin Nedimoviq. Besoj se gjithçka do të shkojë në drejtim të lehtësimit dhe sigurimit të sasive që na nevojiten”, tha Nikollovski.
Sipas tij, këtë vit janë mbjellë 75.000 hektarë grurë ose 3.000 hektarë më shumë se vitin e kaluar. Do të kemi 255.000 tonë, ndërsa nevojat janë rreth 300.000 tonë. Por i gjithë prodhimi nuk është i cilësisë adekuate.
Nikollovski përsëriti se do të propozohet ndryshim i modelit të rezervave të mall.
Në lidhje me çmimet e produkteve bazë dhe uljen e tyre pas vendosjes së masave, Nikollovski theksoi se këtë duhet ta thonë inspektorët.
Ministri Nikollovski vlerësoi gjithashtu se vendimi i marrë sot për vazhdimin e ndalesës së eksportit të drithërave dhe vajit ishte i duhur.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...