Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të shoqatave bujqësore dhe përpunues, në të cilat u bisedua për të gjitha aspektet e zhvillimit të prodhimtarisë së kontraktuar së grurit dhe lulediellit.
Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, u propozuan masa për zhvillimin e këtij prodhimi dhe mënyra e negocimit mes dy palëve për këto dy lëndë të para, misrin si lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e ushqimit të kafshëve dhe luledielli si lëndë e parë për vaj gatimi.
Ministri Nikollovski në takim theksoi se ministria tashmë është duke punuar në masa që do të kontribuojnë në rritjen e sipërfaqeve dhe rendimenteve të këtyre dy kulturave strategjike. Masat do të fokusohen në atë që është më e rëndësishme për fermerët për momentin, gjegjësisht në pjesën e mbështetjes financiare për furnizimin me plehrave artificiale.
Nikollovski theksoi se qëllimi është që të vendosen të gjithë bujqit dhe përpunuesit në një sistem, i cili do të garantojë siguri të prodhimtarisë, që do të kontribuojë për rritjen e e prodhimit vendor të këtyre kulturave të rëndësishme bujqësore.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...