“Ne ende nuk e kemi parë këtë dokument në detaje, por mund të theksoj se qytetarët e Maqedonisë kanë vendosur vendosmërisht të qëndrojnë pas Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe bazohet në një rrugë të re të shoqërisë moderne që transformohet në rrugë drejt BE-së dhe unë mendoj se ky është një mesazh për të gjithë ata që duan të bllokojnë të gjitha proceset në vend”, tha zv. Kryeministri i ngarkuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit Ljupço Nikollovski në lidhje me dekretin e Biden.
Nikollovski tha se këto reforma na kanë mundësuar që të jemi pjesë e NATO-s si dhe të jemi para fillimit të negociatave me BE-në.
Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi urdhër ekzekutiv për t’ua bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen e personave që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...