Nikollovski: Nuk ka datë në tetor

20:11 | 20 Shtator 2019
A. B.

Përpara vendimit për datën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski thotë se të gjitha informacionet që ata kanë tregojnë se Maqedonia nuk do të marrë një vendim pozitiv në tetor.

“Më e mira që mund të presim është të formojmë një ekip të përfaqësuesve të pesë institucioneve evropiane që do të monitorojnë situatën në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për të paktën një, ndërsa më së shumti dy vjet pas së cilës vendi do të vlerësohet nëse është gati për fillimin e negociatave”, thekson Nikollovski për “Kanal5”.

Ai tha se është vlerësuar se kjo qeveri nuk ka as vullnet dhe as kapacitet për të luftuar korrupsionin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme