Google ADS

Nikollovski nuk i kërkon falje vëllait të kryeministrit Zaev

22:47 | 26 Tetor 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski i është kundërpërgjigjur Vice Zaevit, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me kërcënimet për padi.

Nikollovski thotë se do të ishte nënçmuese për të që t’i kërkojë falje Vice Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke e komentuar afatin treditorë për kërkimfalje, Nikollovski thotë se kërcënimet ndaj atyre qe kanë mendime të ndryshme politike paraqet përcaktim të diktaturës.

Nikollovski madje thotë se një procedim padie do ta bënte gjykata që e liroi vëllain e tij, pra Zoran Zaevin, nga të gjitha akuzat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme