Aleksandar Nikollovski, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së në një konferencë për shtyp tha se i jep qeverisë 24 orë për të sjellë në vend të arratisurin nga drejtësia Sasho Mijallkov.
“Koalicioni kriminal që kemi njoftuar më 22 tetor 2018, Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijalkov, arriti kulmin e tij fundjavën e kaluar. Në atë datë, kur dëbuam Sasho Mijalkov nga OBRM-PDUKM, ne njoftuam publikisht për stë koalicion kriminal, i cili jo vetëm në këto tre vjet, por 15 vjet më parë ka punuar për shkatërrimin e Maqedonisë. Shpërblimi për këtë erdhi nga Zoran Zaev në një mënyrë që i mundësoi atij të shpëtojë nga drejtësia. Tani kemi një të arratisur nga drejtësia.
Oliver Spasovski është i heshtur, Radmilla Sheqerinska nuk gjendet askund, ndërsa Zoran Zaev pendohet dhe ia hedh fajin, thotë Nikollovski.
Kanë 24 orë për të siguruar të arratisurin nga drejtësia. 24 orë Zaev, Spasovski dhe pjesa tjetër e Qeverisë, për të siguruar të arratisurin nga drejtësia”, tha Nikollovski.
Ai nuk pret që të dorëzohet brenda 24 orësh.
“Është e qartë se kjo është një marrëveshje, në stilin e Pablo Eskobar,” tha Nikollovski./Telegrafi/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...