Nikolloski: OBRM-PDUKM të premten do të publikojë aferë të re korrupsioni

22:35 | 2 Tetor 2019
A. B.

OBRM-PDUKM do të mbajë një seri konferencash për shtyp të premten për të publikuar një aferë të re korrupsioni në lidhje me Agjencinë Kombëtare të programeve të arsimit dhe mobilizim, e cila po përdor edhe paratë e BE-së në këtë fazë të integrimit, tha për “Telma” nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski sqaroi se ky institucion përdor paratë evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM do të njoftojë se si janë shpenzuar ato para.

“Ne do të zbulojmë se si janë shpenzuar paratë evropiane. Fondet u shpërndahen organizatave të afërta joqeveritare të udhëheqjes së agjencisë. Të njëjtat katër OJQ-të fituan projektet edhe vitin e kaluar edhe këtë vit. Rreth 3 milionë euro janë përvetësuar, ndërsa ofertat për agjencinë PR janë të dyshimta. Qeveria duhet të bëjë thirrje që kjo të hetohet shpejt, sepse paratë evropiane janë përvetësuar”, tha Nikolloski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme