Ish kryeministri i vendit i cili është në arrati në Hungari, Nikolla Gruevski përmes Facebook-ut ka informuar se libri i tij është gati dhe se do të jetë promovuar në edicionin e këtij viti të Panairit të librit në Shkup, transmeton Nezavisen.mk.
Libri me titull “ Eksperiencë për ardhmërinë” , botuar nga shtëpia botuese “Gjurgja” është në fakt punimi i tij i doktoratës në temë: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë” i mbrojtur në korrik të vitit 2018.
“Libri im I ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar Gruevski në Facebook.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...