“Mendoj se Gruevski është në Shkup, ndërsa për arsyet pse nuk ishte i pranishëm në gjykatë është përgjigjur avokati i tij”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski, në konferencë për shtyp pasi Gjykata Penale dënoi me dy vite burg ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Mendoj se kishte përgjigje nga mbrojtja, këtë çështje ju them ta shtroni edhe tek mbrojtja. Unë nuk jam avokat mbrojtës dhe nuk përgjigjem në pyetje të tilla. Mendoj se Gruevski është në Shkup, ndërsa nuk kam njohuri që të përgjigjem në pjesën profesionale”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai kritikoi aktgjykimin e Gjykatës dhe tha se vendimi për dy vite burg është sjellur në bashkëpunim me kryeministrin Zoran Zaev.
Sipas Nikollovskit, Gjykatës nuk i ka interesuar për faktet dhe dëshmitë, por vetëm ka realizuar urdhërat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...