Nesër mbahet seancë për rastin “Shuplakat”, ku të akuzuar janë ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë.
Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Shuplakat” në seancat paraprake e kanë pranuar fajin. Pas pranimit të fajit nga dy të akuzuarit Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.
Nesër po ashtu mbahet seancë për rastin “Trajektorja” në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë shkaktuar dëm prej 150 milionë euro.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...