Ministria e Brendshme do të jetë institucioni i parë shtetëror që zbaton vetingun e shumëpritur. Sot në ministri u mbajt mbledhja e grupit punues për të përgatitur planin për zbatimin e vetingut, ndërsa në takim u vendos që ky grup kryesohet nga dekani i fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski.
Dujovski beson se ata do t’ia arrijnë që të përgatisin programin për zbatimin e procesit deri në fund të muajit tjetër siç kërkohet nga Qeveria.
Kreu i grupit të punës njoftoi se vetingu do të zbatohej për të gjithë stafin e MPB-së dhe stafin e ardhshëm dhe do të përsëritet.
Grupi punues e cila duhet të përgatis plan për zbatimin e vetingut është e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Sindikata e Policisë Maqedonisë, përfaqësues të Misionit të OSBE-së, sektorit joqeveritarë, Ambasada Amerikane dhe komuniteti akademik.