Google ADS

Nikoliq: Kosova e pa interesuar t’i zbardh krimet e luftës

17:04 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq në mbledhjen e Sigurimit të OKB-së, ka akuzuar Kosovën nuk po tregon gatishmëri për të zbardhur krimet e luftës.

Gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së Nikoliq ka përmendur edhe ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ku tha se duke dashur t’i ikë drejtësisë, njerëzit tij kanë  kërcënuar se nëse ai gjykohet, atëherë Serbia do të ballafaqohet me luftë sikurse në vitin 1999.

“Prishtina asnjëherë nuk ka dëshmuar se dëshiron të ketë një drejtësi për ata që kanë bërë krime lufte. Në anën tjetër ka një mos gatishmëri që Prishtina të merret me këto. Ka hezitime për fillimin e Gjykatës Specialel. Ndërsa Serbia është e përkushtuar në zbardhjen e të pagjeturve si një e drejtë themelore. Në anën tjetër për t’iu shmangur drejtësisë njëri prej komandantëve, ata kërcënojnë me një luftë të re, pra nëse ai person gjykohet, atëherë Serbia do të ballafaqohet me luftë sikurse në vitin 1999”, tha Nikoliq në OKB.

Presidenti serb ka shtuar se shteti i tij është i interesuar për të vazhduar dialogu i Brukselit me ndërmjetësimin e BE-së, porse ka akuzuar palën kosovare për mos zbatimin e marrëveshjeve.

“Mbështesim vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Objektivi ynë themelorë është mbrojtja e të drejtave të lirive të njeriut. Gjithsesi ne jemi për dialog dhe ndalimin e dhunës. Fatkeqësisht themelimi i asociacionit ende nuk ka filluar dhe Prishtina po dërgon sinjale se nuk janë të interesuar për këtë asociacionin. Serbia kërkon të respektohen marrëveshjet e arritura para katër viteve. Sepse kjo është çështje e rëndësisë së veçantë për serbët e Kosovës. Themelimi i AKS-së është themelore për jetesën e serbëve në Kosovë. Serbia i konfirmon të gjitha të drejtat e marrëveshjes së Brukselit dhe të gjitha ato Prishtina duhet t’ua jap serbëve”, shtoi ai.

Nikoliq theksoi se Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes për të gjithë banorët e Kosovës që ata të jenë të respektuar të drejtat e njeriut. Ai tha se mbi 200 mijë persona kanë jetuar në ‘krahinë’ para vitit 1999, derisa Serbia është e përkushtuar për rikthimin e tyre.

Ai përmendi edhe ndaljen e trenit i cili ishte nisur nga Beogradi për Kosovë, i mbushur me ikonografi të kishës serbe duke provokuar shtetin e Kosovës.

“Ka të tillë që mendojnë se treni kishte porosi se Kosova është Serbia, por iu rikujtoj se me rezolutën 1244 Kosova është pjesë e Serbisë dhe çdo ndryshim tjetër Serbia është e gatshme t’iu përgjigjet në mënyra tjera. Ka pasur edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë të serbëve. Kjo ka cenuar situatën e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe  në rastet tjera Serbia është sjell me maturi në mënyrë që të ruhet siguria në rajon”, tha me tutje Nikoliq.

Presidenti serb ka përmendur edhe sulmet siç ka thënë ai ndaj kishave, si ajo në Prishtinë. Sipas tij, këto janë shqetësuese sepse është tendencë për fshirjen e gjithë atyre gjurmëve të serbëve që siq tha ai kanë qenë 200 mijë deri në vitin  1999.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme