Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar sonte se Serbia nuk është në pozicionin më të mirë në negociatat me Kosovën dhe ka tërhequr vërejtjen se së shpejti ajo do të ballafaqohet me kërkesën që të vendosë marrëveshje detyruese për marrëdhënie të mirë fqinjësore.
“Dy herë kam qenë në negociata në Bruksel dhe kam kuptuar se Prishtina është në përkujdesjen e BE-së dhe se asaj i është lejuar shumëçka. Prishtinës i lejohet çdo gjë, neve asgjë”, ka thënë Nikolqi për rts-në.
Ai ka theksuar se komisarit europian Johannes Hahn i ka thënë se marrëveshja detyruese për fqinjësi të mirë me Kosovë është shenjë se nga Serbia po kërkohet njohja e Kosovës.
Shumëkush në Serbi më ka përgënjeshtruar, por ky është qëndrim me të cilin së shpejti do të ballafaqohet Serbi. Deri më tash nuk është qëndrim zyrtar i BE-së, por këtë e paralajmërojnë parlamentet e shumë vendeve anëtare ndër të cilët edhe Gjermania, ka thënë Nikoliq.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...