Lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, dy persona do të hetohen për veprën penale “tentim për vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela”. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike.
“Prokurori kompetent publik miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për veprën penale tentim për vrasje. Njëherësh, sipas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, meqë ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për atë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndryshe, policia në mëngjesin e sotëm ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën ndaj Ziadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij.
Ministria e Brendshme ka njoftuar sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski, i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje. Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët po ashtu akoma me njolla gjaku të asaj mbrëmje dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...