Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka njoftuar se sot në orën 12:30 në Policinë e Shkupit është denoncuar se në fshatin Stajkovcë, në tarracë dhe në shkallët e shtëpisë familjare me lëndime në kokë janë gjetur 57-vjeçarja me iniciale S.K dhe bashkëshorti i saj 64-vjeçar me iniciale V.K.
Policia njofton se në vendngjarje, mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e gruas kurse bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë në spital rreth orës 14:00.
Buletini policor thotë se dorasi dyshohet të jetë vëllai i viktimës, i cili është vetëplagosur me thikë.
“Zyrtarë policor të Stacionit Policor në Gazibabë dhe Policia intervenuese të plagosur e kanë gjetur 67-vjeçarin L.K, i cili ka patur probleme shëndetësore. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Mediat maqedonase njoftojnë se raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaqet që kanë rezultuar me dy viktima. Vëllai vret vëllanë dhe bashkëshorten e tij, kurse vrasjes i ka paraprirë një përplasje e ashpër verbale që ka zgjatur disa ditë.
Sipas njoftimeve të dëshmitarëve okular vrasja është kryer me shufër metalike, e cila ka qenë fatale për jetën e dy personave./tvklan.mk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...