Nën akuzën “Kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” ku parashihet dënim minimal prej 10 vite burg, ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, u dënua me 6 vite e 6 muaj burg, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spire Ristovski me nga 6 vite e 3 muaj, ndërsa ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski me 6 vite burg. Gjykatësi tha se ekzistojnë rrethana lehtësuese për këta të akuzuar, për shkak të bashkëpunimit gjatë procedurës dhe ligjit për amnisti, pas çka përveç numrit të vogël të viteve me të cilat dënohen, u caktohet edhe masa paraburgim shtëpiak.
“Lidhur me propozimin për caktim të masës ‘paraburgim’ për të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski gjykata solli vendimin. Pas këshillimit dhe votimit, propozimi për caktimin e masës paraburgim ndaj të akuzuarve, pjesërisht pranohet propozimi I Prokurorisë Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndaj të akuzuarve përcaktohet masa paraburgim shtëpiak, deri në vlefshmërinë e aktgjykimit, gjegjësisht fillimin e kryerjes së dënimit”.
Për prokurorinë dënimi është nën minimalen, duke pasur parasysh faktin se për këtë vepër, parashihet minimum 10 vite burg. Prokurorja Gordana Smaqoska, paralajmëroi ankesa ndaj këtij vendimi. Ajo bëri krahasim me rastin e ish-prokurores speciale, Katica Janeva e cila është dënuar me 7 vite burg për një vepër që parashihet dënim maksimal 10 vite.
“Dënimi minimal për këtë vepër penale është së paku 10 vite. Gjykata i ka lehtësuar shumë dënimet, e patë që ato janë 6 vite e 6 muaj, apo 6 vite e 3 muaj, që edhe për prokurorinë vërtetë janë dënime shumë të ulëta. Jam e befasuar unë si prokurore, për këto dënime të ulëta, pasi që në gjykimin paraprak, për kryerësit e aktit të dhunshëm në Kuvend u dhanë dënime shumë të larta. Mendoj se gjykimi është ashtu siç është, gjykatësi do ta shpjegojë se përse e ka sjellë këtë vendim dhe përse kishte rrethana lehtësuese në një vepër të tillë të rëndë penale.”
Me vendimin e Gjykatës nuk pajtohet as pala mbrojtëse. Avokati Elenko Milanov thekson se mbetet e paqartë përse është sjellë vendimi, nëse ai ka të bëjë me dhunën në Kuvend apo protestat, pasi siç theksoi, ai në aktakuzë në asnjë moment nuk është folur për datën 27 Prill.
“Në rastin konkret, si pjesë e mbrojtjes, vlerësoj se nuk mund të kishte dënim në këtë lëndë, kështu që për çfarëdolloj dënimi nuk jemi të kënaqur dhe nuk mund ta komentoj. Gjithsesi se do të ankohemi ndaj këtij aktgjykimi”.
Për ish-Kryeministrin dhe ish-kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari dhe Nikolla Boshkovskin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili është po ashtu i arratisur, gjykatësi tha se procedura do të ndalet derisa ata të gjenden, gjegjësisht të arrestohen. /Klan News
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale