Mbrëmë pas mesnate, gjegjësisht në orën 01:50 minuta në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” ka shpërthyer një zjarr me ç’rast ka përfshirë kafiterinë “Fontana”.
Në vendngjarje menjëherë kanë dal zyrtarë policorë dhe kanë konstatuar se është djegur kafiteria “Fontana”. Persona të lënduar nuk ka po është shkaktuar vetëm dëm material.
Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit zjarrfikës me 7 automjete dhe 21 zjarrfikës.
Për shkaqet e zjarrit më shumë informata priten gjatë ditës.
Ndërkohë kujtojmë se para një viti “Mavrovasja” ishte cak i sulmit me “Bazuka”.
Asokohe dy predha, nga të cilat vetëm njëra kishte shpërthyer kishte shkaktuar dëme materiale të lokaleve përreth kësaj qendre. Shpërthimi edhe atëherë kishte ndodhur gjatë orëve të vonshme të natës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të lokaleve./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...