Google ADS

Nga zbatimi i Planit 3-6-9 varet vlerësimi i Komisionit Evropian për Maqedoninë

15:34 | 6 Janar 2018
Arbresh.info

Komisioni Evropian gjatë muajit shkurt do ta shpallë Strategjinë për zgjerim të BE-së dhe sipas ekspertëve, vlerësimi për Maqedoninë varet nga ajo që është realizuar nga Plani 3-6-9 i Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia do të jetë në një strategji për zgjerim të Komisionit Evropian e cila duhet të shpallet gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ku do të ndodhet vendi në vlerësimin e këtij raporti varet nga zbatimi i reformave.

Kryetari i KE-së, Jean Claude Juncker e paralajmëroi strateginë në të cilën duhet të jepen udhëzimet për qasjen e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, si dhe për hapat e rradhës për Shqipërinë, Maqedoninë, BeH dhe Kosovën.

Drejtorja e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska thotë se KE pret nga Maqedonia t’i realizojë pikët kryesore deri në shpalljen eRaportit të progresit për Maqedoninë, që ka të bëjë me reformat në administratën publike, drejtësi dhe ndjekjen e komunikimeve, të cilat janë pjesë përbërëse e Planit 3-6-9 të Qeverisë./Telegrafi/

Të ngjashme