Në përputhje me vendimin e Qeverisë për ndryshimin e mënyrës së dhënies së vendimeve për izolimin e personave pozitiv me KOVID-19 dhe kontakteve të tyre, ngaj sot do të futet në funksion platforma në të cilën secili qytetar i cili ka nevojë të merr vendimin e vet për izolim, do të ketë qasje të vetme deri te vendimi i tyre, pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim.
Procedura është e thjeshtë:
Qytetarët që nuk kanë krijuar ende profil, do të duhet të regjistrohen në Portalin me krijimin e një profili që mundëson marrjen e vendimit për izolim, i cili nënshkruhet në mënyrë digjitale nga Inspektorati Shtetëror, Shëndetësor dhe Sanitar.
Të gjithë personat që deri më tani kanë profil në vakcinacija.mk, do të mund ta marrin vendimin në mënyrë të njëjtë si certifikatat për vaksinimin për KOVID-19 ose për shërim nga KOVID-19.
Kujtojmë se çdo person që testohet për KOVID-19 duhet të jetë në izolim menjëherë pas testimit, derisa të marrë një rezultat nga i njëjti. Nëse rezultati është pozitiv, qëndron në izolim edhe për shtatë, gjegjësisht të paktën dhjetë ditë, varësisht nëse ka shfaqur simptoma të sëmundjes, informojnë nga pres shërbimi qeveritar./telegrafi/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...